SHPËRNDAJE

Letra

Shfletova letrat e pensionistit dhe gjeta (dëshirova)
Të punësohem dhe vërtetë u punësova, dhe e gjithë brenga ime ishte që të martohem.

Dëshirova të martohem dhe vërtetë u martova, por jeta pa fëmijë ishte vetmi.

Dëshirova të furnizohem me fëmijë dhe vërtetë u furnizova, porse nuk shkoj gjatë dhe u mërzita nga muret e banesës.

Dëshirova të posedoj shtëpi me kopsht dhe vërtetë e bëra pas një peripecie, posedova shtëpi dhe kopsht, por fëmjët u rritën.

Dëshirova ‘ti martoj dhe vërtetë u martuan, porse u mërzita nga puna dhe vështirësia e saj, filloi të më lodhë puna.

Dëshirova të pensionohem që të pushojë dhe vërtetë u pensionova dhe mbeta i vetëm plotësisht, ashtu sikurse isha para se të diplomoja.

Por, pas diplomimit kisha jetën përpara, ndërsa tash e kam pas, por unë ende kam shpresë.

Dëshirova të memorizoj Kur’anin, por kujtesa më mashtroi.

Dëshirova të agjërojë për Allahun, por shëndeti nuk më ndihmoi.

Dëshirova të fali namaz nate, por këmbët e mia nuk më mbanin.

E ka thënë të vërtetën Muhamedi alejhi selam: shfrytëzo pesë para pesëve:
1) Rininë para pleqërisë
2) Shëndetin para sëmundjes
3) Pasurinë para varfërisë
4) Kohën e lirë para zënies së saj
5) Jetën para vdekjes.
Përkthim: Valdet Kamberi