SHPËRNDAJE
Lëvizja Qytetare ”Vatra” ka arritur të siguron numrin e mjaftueshëm të votave, të cilat i’a garantojn një mandat në Kuvendin e qytetit të Gjilanit.
”Vatra” ky subjekt i riorganizuar nga gjenerata e re dominuese, me një energji të lartë dhe punë të palodhur ka arritur të dal ndër subjektet e pakta të cilat kanë fituar një mandat.
”E falënderojm çdo qytetarë që na ka besuar dhe ka votuar për Lëvizjen ”Vatra”. Besimin e dhënë nga qytetarët, e shohim si amanet dhe përgjegjësi të cilën do të mundohemi ta ushtrojm më profesionalizëm në kuvendin komunal.” Tha ndër tjera bartësi i listës njëherit Kryetari i Lëvizjes Qytetare ”Vatra” Kushtrim Kadriu.
Kadriu zotohet se fituesi i mandatit do të punon për një përfaqësim sa më të lartë të qytetarëve nga Kosova Lindore në institucionet e rep.së Kosovës, rrespektivisht në qytetin e Gjilanit. Njëherit falënderon votuesit dhe çdo qytetarë për përkrahjen e dhënë ndaj Lëvizjes Qytetare ”Vatra”.