SHPËRNDAJE

lewandowski

Rober Lewandowski ka shkëlqyer ndaj Wolfsburgut duke shënuar plot pesë gola
Sulmuesi i Bayern Munichut, Rober Lewandowski, ka thyer rekord pas pesë golave që shënoi ndaj Wolfsburgut nw Alianz Arena.

Ish sulmuesi i Borussia Dortmundit është bërë lojtari i parë që ka shënuar pesë gola për Bayernin që nga viti 1984, kur Dieter Hoeness e kishte shënuar gjithashtu pesë gola.

Lewandowski, gjithashtu është bërë lojtari i parë në histori të Bundesligës që shënon pesë gola pas zëvendësimit, pasi që sulmuesi polak u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë të takimit.