SHPËRNDAJE

Piloti britanik i Formula 1, Lewis Hamilton u shpall Kampion i Botës, pasi ka fituar dhe garën e fundit të zhvilluar në Abu Dhabi.

Lewis Hamilton me makinën e tij Mercedes, u shpall Kampion i Botës për herë të dytë në karrierën e tij, pasi të njëjtën gjë e arriti edhe gjashtë vite më parë.

Hamilton nuk i dha ndonjë gjasë, rivalit të tij Rosberg në garën e fundit të zhvilluar në Abu Dhabi, e cila përfundoi pak minuta më parë.

Në garën e fundit në Formula 1, pikë dyfishohen, por kjo nuk solli ndonjë risi, pasi Hamilton në fund u shpall Kampion i Botës.