SHPËRNDAJE

Libri i Dashnim Hebibit “Aristokracia e shpirtit”, dhe 9 librat e tjerë, janë angazhimi krijues i poetit të talentuar, Dashnim Hebibit. Komuniteti letrar shqiptar ka kohë që njihet me poezinë e Dashnimit.
 Afshi i tokës së shkelur

 ( Çasti për të arritur tek muza, tek shtëpiza e së bukurës, tek sofra e brumit hyjnor të krijimit, e do të jesh me të, dhe brenda saj. Kjo jetë është shumë e gjerë / shtrihet përtej dukjes që sytë shohin / përtej dukjes që shpirti sheh/ dhe përtej shumë vargmaleve të mendimit!..)

 Libri i Dashnim Hebibit “Aristokracia e shpirtit”, dhe 9 librat e tjerë, janë angazhimi krijues i poetit të talentuar, Dashnim Hebibit. Komuniteti letrar shqiptar ka kohë që njihet me poezinë e Dashnimit.

 Dashnim Hebibi u lind në Preshevë, në vitin 1976. Shkollën fillore dhe të mesmen, Dashnimi i kreu në vendlindje, në Preshevë, ndërsa studimet për gazetari i kreu në Universitetin e Tiranës. Dashnim Hebibi, pas studimeve, ka kryer një master për gazetarinë, dhe është diplomuar në Akademinë Diplomatike në Tiranë. Jeton në Byllah, qytezë afër Zyrihut.

 Vullkani i poezisë sonë, Dashnim Hebibi, sjellë në letërsinë tonë një vepër vërtet të bukur, “Aristokracia e shpirti”. Në ndeshje të kësaj bote / shkruan poeti; një ëndërr e kam të përhershme…/ shumë plagë kam në trup/ por betejat në ëndërr s´ndalojnë /…ëndrrat shtyhen me ëndrrën / shtyhem dhe unë / dua t´i afrohem të bukurës / por duar të hijeve të pa dukshme s´më lënë!..

 Këto dhe poezitë e tjera të Dashnimit tregojnë për fuqinë e vargut të tij. Në udhën e mërgimit shkruan poeti, / atdheun e mora me vete / me vete mora dhe gjuhën / që shqip të flet malli /…Poezia e Dashnimit Hebibit është poezi e fortë dhe vet-shpërthyese.

 Dashuria për Dashnimin është gjithçka. E bukura tek Dashnimi do të jetoj, e jo të zgarravaqet nëpër bodrumet plot duhma të kësaj bote. Njeri, nga të gjitha ëndrrat / që më erdhën mbrëmë / një ishte e imja, një / dhe ajo një, erdhi e më puthi në ballë/… O vetja ime e mbyllur, duhet ta fitosh dheun tënd, dhe aty t´i mbjellësh lulet tuaja.

 Opusi letrar i Dashnim Hebibit është i gjerë, i thellë, i përtejmë. Ai deri më sot ka botuar këto vepra: 1. Njëqind orë udhëtim 2. Hënë e fshehur 3.Dahesti dhe Lerina 4. Lexim i tokës 5. Kosova një zjarr amë 6. Guri i kohës 7. Aristokracia e shpirtit 8. 16 plumbat e fjalës 9. Dialog me gurin 10. Antologjia e shkrimeve të mia.

 Tërësia e veprave të Dashnim Hebibit, është e gjerë, dhe me ngjyra të pasura të kohës. Lufta e të kundërtave shkruan Dashnimi vazhdon prej 4 mijë vjetësh, këtë përplasje vuajtjesh e dhimbjesh, edhe po të dua ta flaki, s´mund ta shmangi as në ditët tona.

 Udha nëpër nëndegët e Mollës së kuqe, është epika e vargut tim. E vërteta në në çdo gacë prushi i jep flakë zjarrit. Unë poezinë e shoh si një proces në mua. Gjakoj për të vërtetën, për të bukurën, për thirrjet e ajrit dhe të erës.

 Kur ndodhem vetëm me veten i bëj pyetje vetes; sa jam i sotshëm, dhe sa jam i nesërm! Përgjigjja fshihet diku pas pyetjeve. Libri im i dashur, sa herë jam në Preshevë, shkruan Dashnim Hebibi, jo rrallë me zë kënga, pagjumësia, dehja për ma të bukurën dhe më të dashurën. Vargjet kryengritëse në kraharor, bëjnë betejën e tyre.

 Dhimbja për Krahinën e Mollës së kuqe, kudo ndjek këngën time. O vetja ime e trazuar, ulu nën hije të kësaj peme të të them diçka; jeta ma dhuroi luftën, por jo edhe fitoren. Shpirt, kam një degëz molle, me aromë të luleve të vendlindjes. Po, po, me më këtë degëz molle unë ruaj veten time, që hija ime të mos tretet e humbet. Sa here më zë malli, degëzën time e përqafojë me një pikë loti në shpirt.

 Takimi im me lulet e shkëmbit është një përjetim i veçantë. Me gurin unë bisedoj si me një mik të gjakut, me të jam i familjarizuar.

 Natyrshmëria dhe elementi bisedor poetik i japin vlerë poezisë së Dashnimit. Në peisazhin poetik të 10 veprave të Dashnim Hebibit, lexuesi do të përjetoj së bashku me poetin, afshin e tokës së shkelur, prerjen e mishit nga gjaku, dhimbjen e çdoditshme të vendlindjes së tij pa liri. Rruste, një lule e reve në oborr të shtëpisë diçka më thotë, por fjalët e saj do t´ua them më vonë.

 Loti, shkruan Dashnim Hebibi, mund ta shpojë gurin, por jo edhe dhimbjen. Prandaj, Kjo jetë edhe kështu si është krijon shumë mundësi për të arritur tek vetja, tek muza, tek shtëpiza e së bukurës, tek sofra e brumit hyjnor të krijimit!../Rrustem Geci – Dortmund