SHPËRNDAJE

LGG3

Telefoni i ri i LG-së, G4 raportohet se do të vijë me ekran QHD, që është një prej ekraneve më të sofistikuara.
Një dokument i zbuluar ka treguar specifikat e pajisjes së re me kod “LG H810”.

Sipas “GSM Arena” ky telefon do të ketë rezolucion 1440×2560 dhe do të ketë ekran 5.3 inç.

Spekulohet se procesori i tij do të jetë Snapdragon 810 me 4GB RAM. Deri tani nga kompania është konfirmuar se ky telefon do të ketë kamerë 16MP.

Pajisja e fundit e lansuar nga LG është G Flex 2, telefon i lakuar me ekran 5.5 inç.