SHPËRNDAJE

“Për kë bie kambana”

Ernest Heminguej ishte një shkrimtar amerikan. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Hemingway? në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në SHBA. I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë.

Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.

Ky shkrimtar kolosal amerikan është lauruar me shpërblime prestigjioze letrare, madje në vitin 1953 ky shkrimtar merr çmimin Pulitzer me Plaku dhe deti u vetevra me 2 korrik te vitit 1961 vetem tre jave para 62-vjetorit te lindjes se tij. ?

Janë shkruar shumë e shumë vepra letrare për Luftën e Spanjës: romane, poema, drama, tregime, po, sipas mendimit universal, vepra më e mirë është “Për kë bie kambana” e Ernest Heminguejit. Autori, si mjeshtër i madh, ka ditur që, me këtë roman të fuqishëm, t’i japë lexuesit thelbin e Luftës së Spanjës.

Duke qenë njohës i thellë i folklorit spanjoll e hispanist, i dashuruar pas fiestave, toreadorëve, kurbatkave, pas gjuetisë në tokë e në det, i kacafytur disa herë me vdekjen, Ernest Hemingueji krijoi një roman, ku jepet koha, në të gjitha përmasat e saj. Ide thellësisht humane e përparimtare, realizëm i ashpër, karaktere të forta, stil krej origjinal, të gjitha bashkë, të shkrira në një, ato të bëjnë për vete e të vënë në mendime… ato të trondisin.

Jack Ma

Sot, Jack Ma (Ma Yun) është një prej gjigantëve të botës së internetit. Kompania e tij, Alibaba, është bërë platforma më e madhe në botë për tregtinë online. Ngritja e Jack Ma-së dhe Alibaba-s ka qenë integrale për zhvillimin e ekonomisë së stërmadhe të internetit në Kinë. Ky libër paraqet përvojat jetësore të Jack Ma-së, karrierën e tij si sipërmarrës dhe të gjithë procesin e krijimit të Alibaba-s. Duke shkuar pas skenave, autori tregon se si Jack Ma rrëzoi traditat dhe e ktheu Alibaba-n në një organizatë të fuqishme, e cila theu rekordin botëror si oferta më e lartë për një kompani publike gjatë regjistrimit në bursën e New York-ut në vitin 2014.

Ikigai

Sekretet japoneze për një jetë të gjatë dhe të lumtur.
Sillni kuptim dhe hare ditëve tuaja me udhërrëfyes ikigain.
Njerëzit e Japonisë besojnë se çdokush e ka një ikigai – një arsye për t’u çuar nga shtrati çdo mëngjes.
Inspirues dhe inkurajues, ky libër do t’ju udhëzojë ta zbuloni ikigain tuaj. Do t’ju mësojë se si t’i lini urgjencat prapa, si ta gjeni qëllimin e jetës, si t’i ushqeni miqësitë dhe të hidheni në krahët e pasioneve.
Sepse, kush nuk dëshiron të jetë i lumtur çdo ditë?