SHPËRNDAJE

Deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratën e ish kryetarën e komunës së Preshevës dhe kryetaren e degës së PVD-së në Preshevë znj Ardita Sinani, të cilën mund ta lexoni të plotë:

Znj. Ardita,
Meqë qenka kaq kollaj bashkimi i Kosovës Lindore me Republikën e Kosovës pse nuk po e bëni? Thaçi e ka takuar shpesh Vuçiqin. Edhe Rama. Edhe ju mund ta takoni. Pse nuk po e bëni bashkimin kur qenka kaq e thjeshtë? Shqiptarët kanë bërë edhe luftë me UÇPMB-në e nuk kanë realizuar as të drejtat themelore. E tash, Thaçi do t’ia bashkojë tri komunat Kosovës me konferenca shtypi?! As fëmijët nuk i besojnë tamam përrallat, andaj është absurde ta besoni përrallën e Thaçit, i cili në dialogun gjashtëvjeçar 2011-2017 në Bruksel asnjëherë s’e zuri në gojë çështjen e PMB.