SHPËRNDAJE

Moment historik në Bujanoc. Partitë politike shqiptare të cilat kanë fituar 26 mandate, me 21 mandate mund ta formojnë vetë qeverinë lokale, dhe të kenë legjitimitet të plotë qeverisës, nëse do ti lëjnë anash rivalitetin dhe inatet politike. E kemi rastin historik ta formojmë vetë qeverinë lokale, dhe ti lëjmë serbët në opozitë, të jemi plotësisht të pavarrur prej tyre.

Iu bëjmë thirrje fituesit të zgjedhjeve Nagip Arifi, dhe liderëve të subjekteve tjera politike si Shaip Kamberi, Shqiprim Musliu, Arbër Pajaziti dhe Basri Veselit, të bashkohen për hirë të qytetarëve, për hirë të komunës, për hirë të zhvillimit socio-ekonomik dhe kthimit të shpresës dhe perspektivës për jetë në Bujanoc. Bashkohuni sepse këto zgjedhje janë nisur mbarë duke u bashkuar në listën parlamentare, pse të mos bashkoheni edhe në qeverisjen lokale? Nuk besojë se kemi nevojë të vijn Gent Cakaj e të tjerë të na bashkojnë, ne mundemi dhe para së gjithash jemi Shqiptarë dhe qytetarë të një vendi. Kauza kryyesore është ajo e cila na bashkon gjithve – të drejtat e shqiptarëve dhe faktorizimi politik.

Të bashkuar në qeverisje të Bujanocit do të jeni faktorë vendimmarrës pa kushtëzime nga serbët, dhe kur qytetarët të iu shohim të bashkuar mund të kthehen shpresat dhe besimi i humbur për jetë të mirë në Bujanoc. Mos e humbni këtë mundësi, bëjeni për fëmijët tuaj, për gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit.

Momente të tilla nuk vijnë shpesh, ju do të vendosni nëse dëshironi që komuna e Bujanocit të merrë një kthesë të madhe historike, apo të vazhdoje të mbetet komuna më e pazhvilluar në Evropë!

Shkruan: Fikri Mehmeti