SHPËRNDAJE
Albania’s main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina)

Një shkrim i gjatë investigativ i revistes amerikane “Mother Jones”, mbi lidhjet e kreut të PD-së Lulzim Basha me lobet ruse, i botuar edhe në mediat shqiptare ka sjellë edhe reagimin e ambasadës së këtij shteti në Shqipëri.

Përmes një reagimi publik, ambasada thekson se Rusia nuk kërkon që të ndërhyjë në çështjet e brendshme të shteteve të tjera, ndryshe nga vendet perëndimore sipas saj.

“Theksojmë se ndryshe nga disa vende perëndimore, Rusia i përmbahet fort parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë”.,thotë ambasada.

Shkrimi i “Mother Jones” zbulonte skemën se si lobe ruse kërkonin forcimin e prezencës së Bashës në Uashington, e cila do të përkthehej në më shumë pushtet në Shqipëri.

Reagimi i ambasadës ruse

“Kemi vënë re një artikull të publikuar më 6 mars në uebsajtin e revistës amerikane “Mother Jones” dhe të ribotuar nga disa gazeta shqiptare, për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet parlamentare të 2017-s në Shqipëri.

Investigimi i tre gazetarëve të njohur amerikan faktoi se si një kompani me lidhje ruse kontraktoi një ish-ndihmës të presidentit Donald Trump për të forcuar PD-në në Uashington, duke paguar shifra të larta parash.

Qëllimi është i qartë: të imponohet një përceptim i shtrembëruar i vendit tonë dhe të minohen zhvillime të mundshme pozitive në bashkëpunimin midis Rusisë dhe Shqipërisë.

Theksojmë se ndryshe nga disa vende perëndimore, Rusia i përmbahet fort parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë. Konfirmojmë edhe një herë gatishmërinë për komunikim dhe bashkëpunim të hapur me të gjitha forcat politike të Shqipërisë në interes të përparimit të dialogut dypalësh.

Shpresojmë gjithashtu që mendimi i autorëve amerikanë nuk përkon me qëndrimin e redaksive të mediave shqiptare, të cilat e kanë ribotuar artikullin e lartpërmendur,” nënizon ambasada në reagimin e saj.