SHPËRNDAJE

Ligji për mbrojtje shëndetsore lejon dhe obligon përzgjedhjen e mjekut personal për kontrollim dhe terapi.

Për muajin tetor 2019 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë janë publikuar oraret mjekëve në praksën e përgjithshme dhe pediatri që të jenë të informuar pacientët se kur mjeku i tyre është në orar në qendër ndërsa në ambulancat dhe qendrat shëndetsore punon mjeku me orar të caktuar, këtë e ka konfirmuar për portalin preshevacom Driton Salihu, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë.

Salihu ka publikuar edhe raportin javorë të punës në kaudër të këtijë institucioni shëndetësorë.

Statistikat javore në praksën e përgjithshme, ndihmën e shpejtë, pediatri dhe stomatologji në qendër në Preshevë prej datës nga data 16 shtatorë deri më datë 22 shtatorë 2019 janë si vijon.

Praksa e përgjithshme: 1166 pacientë, 322 injeksione intramuskulare, 45 infuzione, 41 lidhje, 6 EKG. Urgjenca: 412 pacientë, 292 injeksione intramuskulare, 72 infuzione Pediatria: 837 kontrollime mjeksore, 196 intervenime shkollor-parashkollor, këshilltore 42 dhe Shërbimi stomatologjik: 454 kontrollime stomatologjike, 38 nxjerje dhëmbi, 45 mbushje thuhet kështu në raportin javorë të punës të publikuar nga drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva në Preshevë, Driton Salihu./presheva.com/