SHPËRNDAJE

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë ka mbajtur mbledhjen e radhës. Bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj pas këtij takimi ka thënë se Delegacioni shtetëror mban takime të rregullta dhe ky ishte një takim i radhës pune. Ai tha se është diskutuar edhe për platformën e dialogut me Serbinë, që sipas tij do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.