SHPËRNDAJE

Ekipi negociator është takuar sot me ambasadorë të akredituar në Kosovë, ndërsa pas takimit kryesuesi i Ekipit, Fatmir Limaj tha se ky takim ka qenë me karakter informues. Kryesuesi i Ekipit Negociator tha se kanë njoftuar ambasadorët për angazhimet e Ekipit për ndërtimin e një konsensusi më të gjerë në procesin e dialogut. “Shfrytëzuam rastin të informojmë drejtpërdrejt të gjitha këto shtete për rolin e delegacionit, angazhimet që delegacioni i ka pasur në ndërtimin e një konsensusi më të gjerë në procesin e dialogut, informuam edhe për takimet që kemi pas në Bruksel dhe ky ishte një takim informues”, tha Limaj. Sipas Limajt, ambasadorët rikonfirmuan mbështetjen për delegacionin shtetëror.