SHPËRNDAJE

Ronald-Griezmann

Gary Liniker ka thënë se Antonio Griezmann ka qenë më mirë se Cristiano Ronaldo
Legjenda angleze, Gary Liniker ka shkruar një kolumne në Daily Mail, ku ka analizuar rrjedhën e Kampionatit Evropian.

Ai ka shkruar edhe për lojtarin më të mirë, ku beson se Antonie Griezmann ka qenë më i mirë se Cristiano Ronaldo, të cilët do të takohen kundër njëri tjetrit sonte në finale.

“Antoni Griezmann do të jetë lojtari më i mirë i Euro 2016, përveç nëse Ronaldo shënon het trik në finale”, shkruan Liniker.

“Ai ka qenë i jashtëzakonshëm, me përfundim shumë të mirë, lëvizje magjike dhe ka qenë e bukur të shohësh duke luajtur futboll”.

Mbetet të shihet se kush do të fitojë sonte dhe aty pritet të përcaktohet edhe lojtari më i mirë i Euro 2016, ku favorit është Griezmann që ka shënuar 6 gola, 3 më shumë se Ronaldo.