SHPËRNDAJE

Delikuenca e të miturve gjatë vitit 2018 është në rritje në krahasim me vitet e kaluara. Dukuritë negative nga të miturit më evidente janë vjedhjet, rrahjet dhe delikuenca në rrjetet sociale si shantazhet përmes video incizimeve dhe mesazheve, këtë e ka konfirmuar në studion e portalit preshevacom, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Liridon Latifi.

Meqë të gjitha rastet evidentohen tek Qendra për Punë Sociale është alarmante raporti i delikuencës në komunën e Preshevës ku nga drejtues profesional të kësaj natyre kërkohet tek drejtorët e shkollave, pedagogët dhe mësimdhënësit të jenë më të vëmendshëm në parandalimin e kësaj dukurie.

Latifi ka potencar se vërejtjet që kemi shfaqur sa ai përket delikuencës së fëmijëve në komunën e Preshevës shpresojmë të merren si të mirëqena dhe pozitive me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie negative të të rinjëve./presheva.com/