SHPËRNDAJE

Çmimet e naftës nga fillimi i vitit janë më të ulta për së paku 20%.  Kjo reflektohet edhe në çmimet në pompat vendore, kështu që nga java e kaluar, derivatet e naftës kanë filluar të shënojnë uljë. Çmimet e derivateve janë në rënie për të gjshtën javë me radhë.

Që nga java e kaluar, derivatet kanë filluar të lirohen edhe në pompat vendore. Deri më sot derivatet janë liruar deri në 4 dinarë.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Kompanive të Naftës në Serbi Tomislav Miçoviq ka thënë se, ndikimi i tregut global po ushtrohet edhe në tregun vendorë dhe se për këtë pritet rënia e çmimeve të derivateve të naftës.

Megjithatë, thotë Miçoviq, 55 përqind e çmimit të shitjes me pakicë të karburantit është për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë, dhe për këtë arsye të gjitha këto ndikime janë vetëm rreth 45 përqind e çmimit. Tani kompanitë e naftës kanë reaguar sepse kostot e tyre janë më të ulëta.

Ai ka sqarua se në çmimin e karburantit ndikojnë shumë faktorë, jo vetëm çmimi i naftës së papërpunuar, dhe për këtë arsye është jo e arsyeshme të parashikohen lëvizje të mëtejme të çmimeve.

Ai gjithashtu ka sqaruar se kompanitë e naftës po optimizojnë furnizimet në treg. Sipas tij qeveria mund të rrisë kapacitetet në një kohë kur çmimet vlerësohen të jenë më të ulëta./presheva.com/