SHPËRNDAJE

Barcelona mund të bëjë disa transferim në afatin kalimtar veror, madje disa prej tyre mund të mos u kushtojnë asnjë cent.

Skuadra katalunase dëshiron që të përforcohet në disa reparte të fushës, por me theks të veçantë do të jetë ofanziva.

Në mbrojtje, Thomas Meunier e Thiago Silva nga Paris Saint-Germain dhe Jan Vertonghen i Tottenham Hotspurit do të jenë të lirë, pasi kontrata u skadon më 30 qershor.

Në mesfushë, Willianit po ashtu i skadon kontrata me Chelsea më 30 qershor, e që ka kohë që kërkohet nga Blaugranasit.

Një opsion i mirë për mesfushën e katalunasëve mund të jetë edhe David Silva që ka bërë të ditur se do të largohet nga Manchester City.

Charles Araguniz që po ashtu luan në mesfushë, pritet të largohet si i lirë nga Bayer Leverkuseni.

Në vijën e sulmit janë lojtarët si, Pedro i Chelseat që mund të rikthehet te Barca, Edinson Cavani i PSG-s, Olivier Giroud i Chelseat dhe Dires Mertens i Napolit.