SHPËRNDAJE

Kuvendi i Kosovës dje miratoi marrëveshjen për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
67 deputetë votuan pro kësaj marrëveshje, një kundër ndërsa një tjetër abstenoi.

Për Listën Serbe ky bashkim doganor është i papranueshëm.

“Bashkimi doganor ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës bënë të qartë se po manifestohet ‘Politika e Madhe Shqiptare’. Kjo konfirmon nevojën për takim më të ngutshëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar kjo Listë

Lista Serbe ka theksuar se ky bashkim doganor është krejtësisht i papranueshëm për ta duke shtuar se ishte një produkt i ‘dhunës’ politike në Kuvendin e Kosovës.