SHPËRNDAJE

Lista Serbe në Kosovë edhe njëherë më shumë ka këmbëngulur se nuk do të jetë pjesë e punimeve në parlamentin e vendit deri në momentin që taksa e vendosur nga Prishtina për produktet serbe, nuk do të tërhiqet.

Në një deklaratë për mediat Lista Serbe konfirmoi qëndrimin e saj duke theksuar se do ta përsërisë sa herë të duhet dhe deri sa të gjithë të kuptojnë se ky është një kusht i panegociueshëm.