SHPËRNDAJE

Gara për kampionatin anglez në fazën përfundimtare është shumë interesant, konkurentët me ritëm të madhe po vrapojnë drejt trofeut.

Nëse i besohet ekspertëve të matematikës dhe atyre të statistikave që kanë llogaritur rjedhën e kampionatit, Liverpool do të jetë kampion i ardhshëm në Angli.

Chelsea, sipas këtyre shifrave do të jetë i dyti me dy pikë më pak se Liverpool, deri sa në ndeshjen e muajit të ardhshëm do të pësoj humbje nga Liverpool me rezultat 2:0.

Manchester City do të përfundoj i treti në tabelë, ndërsa Arsenal i katërti. Manchester United do të kënaqet me vendin e gjashtë dhe Ligën e Europës e cila do të kapet në bazë të golaverazhit më të mirë ndaj Everton. Tottenham do të jetë i pesti.