SHPËRNDAJE

Merkato është ende larg, për më tepër periudha e transferimeve verore, por Barcelona i ka të qarta idetë e saj për lëvizjet e mundshme, sepse nuk ka në plan të heqë dorë prej brazilianit Kutinjo, të cilin e dëshiron në gjirin e saj. Klubi katalanas dështoi ta marrë yllin brazilian të Liverpulit në verë, për shkak se klubi anglez vendosi si kufi të fundit shumën e 180 mln eurove, praktikisht një shumë e pamundur për të afruar një lojtar në këto nivele. Bisedimet zgjatën për shumë ditë, por në fund trajneri Jurgen Klop i Liverpulit vuri veton, duke mbajtur Kutinjon në gjirin e “redsave” anglezë. Pra Barça dështoi ta marrë Kutinjon në verë, por kjo s’do të thotë se nuk do ta marrë verën e ardhshme. Në dimër braziliani shihet i pamundur të shkëputet nga Liverpuli, por Barcelona e dëshiron atë në merkaton e verës së ardhshme. Dhe bisedimet janë rikthyer dhe Liverpuli e Barça po diskutojnë madje dhe shifrën financiare të transferimit. Janë pikërisht mediat spanjolle që bëjnë të ditur se vetë Kutinjo e ka lënë derën e hapur për të lëvizur drejt Katalonjës dhe Barça llogaritet të jetë skuadra e dëshiruar prej tij.

Barcelona ka mësuar çmimin që duhet të paguajë për të siguruar në janar shërbimet e Felipe Kutinjos. Sipas “Mirror”, Liverpuli është i gatshëm të privohet nga mesfushori brazilian vetëm për 135 milionë stërlina, që konvertohen afërsisht me 150 milionë euro. “Blaugranat” po vazhdojnë të këmbëngulin për 25-vjeçarin, të cilin e konsiderojnë pasuesin ideal të Andres Iniestës, që është drejt fundit të karrierës. Gjatë verës, drejtuesit e Liverpul refuzuan tri oferta të Barcelonës, e fundit 119 stërlina. Interesi i katalanasve për ish-futbollistin e Interit ka mbetur i njëjtë, por edhe dëshira e lojtarit është që të transferohet në “Camp Nou”. Kjo është arsyeja që mes përfaqësuesve të skuadrës spanjolle dhe menaxherit të Kutinjos, Kia Joorabchian, janë zhvilluar bisedime në fillim të javës.

Si ndërmjetës mes dy klubeve, përfaqësuesi ligjor i brazilianit ua ka bëtë të qartë të dërguarve të Barcelonës së Liverpuli është gati të nënshkruajë marrëveshjen në janar, për 135 milionë stërlina. Pra Barça duhet të derdhë 150 mln euro për të marrë në qershor Kutinjon dhe për një shumë të tillë Barcelona është gati të nisë procedurat. Por deri në qershor loja mund të marrë drejtime të reja, pasi Paris Saint Germain, Reali i Madridit dhe Mançester Siti, kanë dhënë sinjale se mund të futen në garë për Kutinjon. Braziliani dëshiron largimin nga Liverpuli dhe dëshiron Barcelonën, por deri atëherë është klubi i kuq që do të vendosë për destinacionin e tij të ri, që lidhte me ofertën më të mirë dhe kur është fjala për paratë, Al Khelaifi i PSG-së qëndron mbi të tjerët dhe bën çmenduri për afrimin e top-lojtarëve. Mbetet të shihet se si do të përfundojnë bisedimet mes Barçës e Liverpulit për çështjen “Kutinjo”, por sinjalet e para janë pozitive për një transferim në verë të brazilianit drejt “blaugranave”.