SHPËRNDAJE
Liverpooli ka treguar shpirtin luftarak dhe gjakun prej kandidati serioz për titull, pasi ka mposhtur në momentet e fundit të takimit Fulhamin me rezultatin 3-2.
Liverpooli e dominoi takimin nga fillimi, me formacionin më të fortë në fushë.
Vendasit u treguan të rrezikshëm duke kaluar tw parwt nw epwrsi me njw autogol të Kolo Toure (8′).
Daniel Sturridge barazoi gjithçka në minutën e 41-të për 1-1 pas asistimit të Steven Gerrard.
Në pjesën e dytë ishte Richardsson ai që në minutën e 63-të shokoi Liverpoolin, por ishte Coutinho ai që (72’) shënoi për 2-2 duke e bërë skuadrën e tij luftarake deri në fund të takimit.
Në minutën e fundit ishte një penalti e ekzekutuar nga kapiteni legjendar, Steven Gerrard, ajo që ia dhuroi fitoren e madhe Liverpoolit në transfertë prej 3-2.
Me këtë fitore Liverpooli vazhdon të jetë në vendin e katërt me 53 pikë, tri pikë më pak se sa Arsenali në vendin e dytë dhe katër pikë më pak se Chelsea në vendin e parë.