SHPËRNDAJE

Liverpooli nuk ka arritur ta mbajë epërsinë prej 3-0, duke barazuar në fund ndaj Sevillas me rezultat 3-3.

Skuadra e Jurgen Klopp është treguar shumë e fortë që në fillim të ndeshjes.

Gjithcka nisi me një gol të shënuar nga Firmino që në minutë e dytë pas një asistimi të Wijnaldum.

Në minutën e 22-të është ngritur epërsia me golin e Mane që ishte pothuajse i njëjtë me të parin.

Të Kuqtë nuk u ndalën me kaq dhe Firmino gjeti golin e dytë personal për ta quar rezultat në 3-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë skuadra e Liverpoolit e hoqi këmbën nga gazi duke lënë hapësira në mbrojtje.

Sulmues që ka shpërthyer këtë edicion Ben Yedder, shënoi për herë të parë në minutën e 51-të.

Nuk vonoi shumë dhe Ben Yedder shënoi edhe golin e dytë për ta hapur përsëri sfidën.

Pas golit Sevilla rrezikoi edhe një herë, por që nuk kishte fat.

Guido Pizarro ka shënuar në fund të ndeshjes duke i dhënë një barazim me vlera Sevillas.

Pas kësaj fitoreje anglezët janë lider me 9 pikë, një më shumë se Sevilla që janë të dytit.