SHPËRNDAJE

Në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore për KNSH, sot PD shpalosi programin zgjedhor në Lluçan për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar të caktuara të mbahen më 4 Nëntor 2018.

Para masës së pari u paraqit këshilltarja e PD-së nga Lluçani Liridona Iseni, e cila u zotua se do të jap kontributin e saj maksimal për të avancuar pozitën e shqiptarëve.

Më pas para të pranishmëve foli kandidati për kryetar të KNSH-së Sali Salihi, i cili elaboroi programin zgjedhor, program i cili është hartuar nga ekspert të fushave të caktuara, e i bazuar në kërkesat e qytetarëve shqiptar. Ai potencoi se ka përkrahjen e ambasadës shqiptare në Beograd, si dhe faktorit ndërkombëtar, por ajo që është më e rëndësishme është përkrahja e popullit. Andaj, nga të pranishmit kërkoi përkrahjen duke votuar Partinë Demokratike me numër 2.

Në fund të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i PD-së Dr Nagip Arifi, i cili iu falemnderua nikoqirëve për besimin që po i japin PD-së për vite me rradhë, dhe siguroi që PD do të udhëheq Këshillin Nacional Shqiptar në 4 vitet e ardhshme, se shqiptarët vërtetë meritojnë më shumë, shqiptarët meritojnë që KNSH të udhëhiqet nga Sali Salihi.