SHPËRNDAJE

Lodhja

Disa njerëz mendojnë se është më tepër një gjë mendore se sa një sëmundje e mirëfilltë.
Por sindroma e Lodhjes Kronike është një sëmundje e vërtetë dhe ka nevojë për diagnostikim.

Të paktën kështu mendojnë mjekët e “Institute of Medicine” në SHBA.

Ata kanë studiuar disa mijëra raste dhe thonë se është një sëmundje e mirëfilltë dhe jo thjesht një gjendje mendore.

Madje mjekët e “Institute of Medicine” po përpiqen edhe t’i gjejnë një emër kësaj sëmundje.

Lodhja kronike prek 1 deri në 4 milionë amerikanë dhe shumë miliona në botë.

Efekti i saj mund të zgjasë për disa dekada me radhë dhe mund të ketë efekt shkatërrimtar.

Shenjat e saj janë jo gjithmonë të shpeshta, por në momentet më të këqija edhe një veprim i thjeshtë mund t’iu bëjë që të shtriheni në shtrat.

Ajo shoqërohet edhe me humbje kujtese apo me shenja të ngjashme si dhimbjet e kokës apo dhimbjen e muskujve.

Por fatkeqësisht ende nuk është gjetur një kurë për këtë sëmundje.