SHPËRNDAJE

Pas një humbje të rëndë nga një ekip që gjendet në fundin e tabelës, disa gjëra kanë filluar të dalin në shesh kur bëhet fjalë për ekipin e Barcelonës.

A do të mbijetoj presionin Tata Martino?

Ekipi katalanas po kalon një krizë të madhe së paku kur flitet për kampionatin spanjoll. Shumica si fajtor e shohin trajnerin Tata Martino.

Ai kishte deklaruar se dëshiron të ndryshoj në mënyrë drastike sistemin e lojës, sikur Barcelona duhet të provoj diçka që nuk ka luajtur kohë të gjatë. Ka dashur që ekipi i tij më shumë të përdor topa të gjatë dhe të shfrytëzoj kundër sulmuet si opcion, mirëpo kjo nuk ka shkuar edhe aq në stërvitje. Barcelona po vuan më shumë nga ekipet e mesme më shumë se më përpara.

“Ajo që po shihet në stërvitje është një lloj apatie, më sakt, ekipi nuk është në nivel siç ka dashur ta shoh trajneri argjentinas. Stërvitjet nuk janë intenzive, ndërsa Barcelona po tregon lojën më të dobët të viteve të fundit”.

Martino nuk dëshiron të flas haptas për situatën e re në klub po edhe mos vullnetin e lojtarëve, andaj edhe publikisht i mbron lojtarët para medieve duke marrë përsipër fajin për humbjet sa herë që ka arsye.

Me siguri ai është i vetëdijshëm me situatën në klub dhe vështirë se mund ta shoh të ardhmen e tij në klubin katalanas, pasi një kohë ka që janë prishur raportet e mira me lojtarë.