SHPËRNDAJE

Pas lojës së mahnitshme ndaj Belgjikës dhe në fund mposhtjes nga ajo, skuadra e Japonisë dhe mijëra fansa të kësaj kombëtareje, ikën nga stadiumi Rostov Arena sa më shpejtë që ishte e mundur.
Disa lojtarë të Japonisë qanë me lot, pasi u eliminuan nga kampionati, kur Nacer Chadli shënoi për rikthimin e Belgjikës në minutat shtesë të takimit.

Por, siç mësohet nga koordinatori i përgjithshëm i FIFA-së, Priscilla Janssens në Twitter, skuadra e Japonisë pavarësisht humbjes, pati një mënyrë të veçantë për ta nderuar pjesëmarrjen e tyre në Rusi.

Një fotografi e zhveshtores e shpërndarë pas ndeshjes, tregon se sa të kulturuar janë japonezët, pasi e pastruan vetë atë dhe e lanë një gjendje të shkëlqyer.Duke e shpërndarë këtë foto në Twitter, Janssens shkroi:

“Kjo është zhveshtorja e Japonisë, pas humbjes nga Belgjika në minutën e 94’të. Falënderojmë tifozët në stadium, pasi pastruan gjithçka (tribunat dhe zhveshtoren). Ata madje lanë edhe një shënim, që shkruante “Faleminderit” në rusisht”.

“Çfarë shembulli për të gjitha ekipet!! Privilegj të punosh me ta!”.

Tifozët e Japonisë u fotografuan duke mbledhur mbeturinat nga tribunat, momente pasi kombëtarja e tyre u eliminua në rrethana dramatike.