SHPËRNDAJE

​Ramos, Modric, Marcelo, Casemiro – të gjithë lojtarët e Real Madridin kanë dhënë mesazhe pozitive se e duan Neymarin në “Bernabeu”.
Pas Ramosit, Casemiros, Marcelos, Vasquezit e shumë lojtarëve tjerë, një tjetër futbollistë i Los Blancos, e ka ftuar Neymarin në “Santiago Bernabeu”.

“Të presim, eh?”, i tha Luka Modric Neymarit kur ky i fundit po nënshkruante fanellën që shkëmbeu me 32 vjeçarin pas miqësores Brazil-Kroaci.

“E hapi portën për Neymarin”, “E ka portën e hapur në Madrid”, janë frazat e Ramosit në dhjetor dhe një muaj më parë, sinjale se lojtarët në dhomat e zhveshjes do ta mirëprisnin 26 vjeçarin, që nuk është i lumtur në PSG dhe dëshiron kthimin në Spanjë.

Problemi qëndron te Cristiano Ronaldo, pasi të paktë janë ata që besojnë se mund të luajnë së bashku në “Santiago Bernabeu”. Por, spekulimet për një largim të mundshëm nga “Bernabeu” pas nëntë sezoneve janë rritur si kurrë më parë dhe duket se CR7 do të sakrifikohet për talentin brazilian.