SHPËRNDAJE

Me 14 tetor në qendër të Beogradit natyra paqësore dhe festive e stadiumit të futbollit rrëshqiti tragjikisht duke nxjerr në sipërfaqe atmosferën mesjetare të arenës së gladiatorëve.

Për një moment mu dukë që bari u shndërrua në rërë, presidenti i Sërbis në Jul Cezarin e Romës, policët në ushtar me heshta, tifozët në spektator të etur për gjak dhe për betej fatale, ndërsa futbollistët në gladiator të fuqishëm.

Nga shkallët e amfiteatrit brohoritjet vinin kurajuse për sërbët ndërsa dekurajuse, poshtruse, fyese dhe nënçmuse për shqipëtarët. Shqiptarët u ndjen sikur të ishin zënë rob, asnjë brohoritje për ngritjen e moralit të tyre, ndërsa të përjashtuar spektatorët në favor të tyre. Pastaj spektatorët e tërbuar të sulur ndaj shqiptarëve me ngjanin në shtazë të arenave mesjetare. Ushtarët me heshta me gjysme vullneti mbrojtën shqiptarët.

Zbërthimi i kesaj atmosfere na shpien në një logjik të thjesht përpunimi.

Klima e zhurshme me ngjyrime ultranacionaliste lojtareve shqiptar ju shkaktoj një ndjesi të pasigurt, ku ia çakordoj teknikat e mbrojtjes si dhe menaxhimin e topit në fillim. Serbët e shfrytezuan këtë situat dhe vazhduan duke shkaktuar shumë lendime, por megjithat shqiptarët e morren veten dhe mu atëher kur u forcuan dhe e zotruan përballjen nga qielli u leshua madhërishëm një bez i cili përbante një hart të vulosur me shqiponjen dy krershe si dhe anash saj dy figura të rëndësishme shqiptare. E mirëseardhur për lojtarët shqiptarë ndërsa tërbuse për lojtarët serb dhe tifozët e tyre. Serbët me padurim e priten zbritjen e bezit për ta tërhequr me nervozizëm dhe në mënyrë krejtësisht fyese që ishte e padurushme për lojtarët tanë, ku edhe në mbrojte të saj u përballën edhe me spektatorët e tërbuar që shkulnin karrigat për të përfunduar në kokat e lojtarëve shqiptarë. Qëndrimi i lojtarëve tanë është i dinjitetshëm dhe në përputhje me ligjet e vetëmbrojtjes, për këtë e kanë dëshmitar ekranin e televizorit. Lojtarët shqipëtar në krye me Lorik Canën u nisë drejtë stadiumit të futbollit në Beograd duke përfillur ligjet e sportit dinjitetshëm, por ata ja hapën portat e arenës.

Serbët historikisht shquhen për diplomaci dinake, kësaj radhe në pamundësi për ta përballuar humbjen bën një gjest aq anti serb dhe aq pro shqiptar vetëm për hirë të një rrëmuje, që ndryshe do të perkthehej në një shpëtim të krenaris së tyre ultranacionaliste.

Ekranet televizive të mbarë botës u konvertuan në deshmitar se serbët as ky shekull nuk arriti t’i disiplinoj dhe familjarizoj me ligjet humane të njerzimit.

Në emër të sigurisë i privuan nga mbartja e emertimit të Shqipëris nëpër fanela edhe tifozët ia përjashtuan për hirë të sigurisë edhe prap se prap në prezenc të asaj armate policore u rrahën lojtarët shqiptarë.

UEFA nuk do të vuan për fakte, dëshmi dhe dëshmitar për të vendosur në favor të drejtësisë.

 

Shkruan: Ramadan Bozhlani