SHPËRNDAJE
Derisa po flinte në një rrugë malore në Masaai Mara në Keni, një luaneshë është zgjuar në mënyrën më të vrazhdë të mundshme nga një luan. Megjithëse konsiderohet si mbreti i pyllit, ajo iu kundërvu duke i hungërirë fuqishëm, ndërsa e kërcënonte me dhëmbët e mprehte,.
Joshua Lookushu që punon për tetë vite si shoqërues i turistëve, ka arritur ta kapte momentin dramatik, për të cilin thotë se është më i veçanti prej se është angazhuar në këtë profesion. “Ishte sikur ndonjë hajn, që u shkon ngadalë viktimave nëpër qetësinë e natës. Luaneshës iu deshën më pak se dy sekonda, që prej gjumit të thellë, të nisë kundërvënien” ka thënë Lookushi. Pamjet e shpërndara, e tregojnë mënyrën e lëvizjes së luanit, për këtë mahi që nuk ia pranua mirë nga anëtarja e grupit.