SHPËRNDAJE

LucasLima

Real Madridi është duke menduar që të sjellë në Santiago Bernabeu në afatin e janarit mesfushorin brazilian Lucas Lima
E përditshmja spanjolle AS, ka bërë të ditur se Florentino Perez e dëshiron me çdo kush brazilianin në Santiago Bernabeu.

Sipas AS, agjenti i mesfushorit sulmues, Wagner Ribeiro do të vij në Evropë javën tjetër, për t’u takuar me drejtuesit madrilen.

Santos kërkon 20 milion euro për shërbimet e 25 vjeçarit. I vetmi problem që mund ta pengojë këtë transferimi është se Real Madridi tashmë ka 3 lojtar të huaj që edhe më tej nuk kanë pasaportë Evropiane, James, Danilo dhe Casemiro. Në një skuadër, nuk lejohen më shumë se 3 lojtar pa pasaportë Evropiane.

Lucas Lima është duke shkëlqyer këtë edicion, teksa ka filluar të ftohet edhe nga trajneri i Barzailit Dunga.