SHPËRNDAJE

Në mesin e gjashtë Ambasadorëve të Paqes, që u emëruan, ishte Dr.Dergut Aliu, drejtor i Spitalit Lindja në Prishtinë, me prejardhje nga Bujanoci, vepron e jeton në Prishtinë. Një personalitet i njohur, jo vetëm në Luginë, por gjithandej tokave shqiptare. Ndërsa, Zenel Neziri, që kishte ardhur nga Zvicra, kryetar nderi i Shoqatës Humanitare “Medvegja” me qendrën e saj në Fully të Zvicrës, kryetar i shoqatës më shumë se dhjetë vjet, shoqatë, që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë.

Prishtinë, qershor

Për dy ditë me radhë, të shtunën dhe të dielën e 7-8 qershor, në Prishtinë, konkretisht në sallën e Kuvendit të Kosovës u mbajt, Konferenca Rajonale, që u organizua nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore. Kjo konferencë u organizua në kuadër të Ditës së Paqes në Kosovë. Qëllimi i kësaj konference ishte adresimi i situatës aktuale në vend si edhe prezantimi i një vizioni ambicioz dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për paqen dhe të ardhmen e vendit e rajonit.

Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore janë organizata më status të Përgjithshëm pranë Këshillit Social-Ekonomik të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i përkushtohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët.

Tema e kësaj Konference ishte Domosdoshmëria e bashkëpunimit-sfidë dhe nevojë për integrim. Përpos shumë personaliteteve që ishin të ftuar nga organizatorët, kishte edhe bashkëkombas nga Lugina e Preshevës. Ishte ora 16.00 edhe kur filloi konferenca me moderim të z.Binak Ulaj, kryetar i Federates së Paqes Universale të Kosovës. Z.Ulaj, përshëndeti të pranishmit dhe u jepte fjalën musafirëve të ftuar, si: SH.T.Fatmir Sejdiu, President I Republikës së Kosovës, gjatë viteve 2006-2010, SH.T.Alfred Moisiu, President i Shqipërisë gjatë viteve 2002-2007, Dr.Kasumi Otsuka, kryetar i Federatës së Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme. Pas fjalëve të tyre, fjalën e morën edhe musafirë të tjerë që referuan për këtë konferencë, si znj.Sala Berisha, deputete e Kuvendit të Kosovës, z.Shaip Kamberi, kryetar I Komunës së Bujanocit, Mazllum Baraliu, Rektor I Universitetit të Prizrenit 2011-2014, z.Ismajl Kurteshi, Deputet I Kuvendit të Kosovës. Pas një pause prej 15 minutave, filloi pjesa e dytë e kësaj konference, ku e moderoi z.Ali Laçej, bashkëkordinator i Këshillit Shqiptar të Paqes, i cili pas çdo referemi edhe komentonte, sa që u prit shumë mirë nga të pranishmit, që ishte përplot salla e Kuvendit. Z.Jasques Marion, zv.President i Federatës së Paqes për Evropën dhe Lindjen e Mesme, Burim Ramadani, zv.Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Slobodan Petroviç, Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Hydajet Hyseni, Bashkëkoordinator i Këshillit Shqiptar të Paqes. Gjatë tërë kohës, sa zgjati konferenca në fjalë, zonja, Ejona Icka, sekretare e Federatës së Paqes, përcillte çdo gjë, që Konferenca të kaloj si është më së miri. Vlenë të theksohet, se zonja Icka, meriton çdo lavdëratë për organizimin e Konferencës. Prezent nga Lugina e Preshevës ishte z.Shaip Kamberi me bashkëpunëtor, i cili referoi konkretisht për situatën aktuale në Bujanoc e Luginë të Preshevës, ku më pastaj, thuajse çdo referues, përmendi Luginën e Preshevës. Nga Lugina ishte I ftuar edhe z.Shqiprim Arifi, kryetar i komunës së Preshevës, por nuk ishte prezent dhe në vend të tij, ishte Armend Aliu Zv.Kryetar i Këshillit Komunal, pastaj, Kryetari i Kuvendit të Preshevës, Sami Salihu, Mr.sc.Dashnim Hebibi, gazetarë e publicist, njëherit Drejtor i Institutit Helvetikë të Europës Juglindore me qendër në Zvicër, z.Hamdi Demiri veprimtarë nga Medvegja dhe disa të tjerë, që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë. Në orën 19.30, nga moderatori i konferencës u bë e ditur, se tash do të emërohen Ambasadorët e Paqes. Në mesin e gjashtë Ambasadorëve, që u emëruan, ishte Dr.Dergut Aliu, drejtor i Spitalit Lindja në Prishtinë, me prejardhje nga Bujanoci, vepron e jeton në Prishtinë. Një personalitet i njohur, jo vetëm në Luginë, por gjithandej tokave shqiptare. Z.Aliu, ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe djali. Çmimin e ndajtën dy ish presidentët, Moisiu dhe Sejdiu. Ndërsa, Zenel Neziri, që kishte ardhur nga Zvicra, kryetar nderi i Shoqatës Humanitare “Medvegja” me qendrën e saj në Fully të Zvicrës, kryetar i shoqatës më shumë se dhjetë vjet, shoqatë, që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë, ishte i shoqëruar nga disa familjarë dhe miq. Pas emërimit të Ambasadorëve të Paqes, të pranishmit bënë edhe foto kujtimi dhe patën mundësi të bashkëbisedojnë nëmes veti për tema të ndryshme.

Letërnjoftim me disa fjalë i Dr. Dergut Aliu

Është e pamundur, të qëndisësh, me disa fjalë, gjithë veprimtarinë e pasur të Dr.Dergut Aliu, një personalitet me plot kuptimin e fjalës, patriot i dëshmuar e jo trumbetues, bëmirës, paqësorë e besnikë. Megjithate, do të përpiqem, që përmes disa fjalëve, duke respektuar edhe kërkesën e stafit të FPU-së, për ti shkruar disa fjalë biografie për Dr.Dergut Aliu.Është i lindur më 06.03.1959 në Bujanoc, Lugina e Preshevës. Vjenë nga një familje përparimtare, shumë e njohur në gjithë Luginën e Preshevës, familje me traditë për shkollim, bëmirësi dhe për paqe. Kudo që të jesh në Luginë të Preshevës dhe të përmendësh familjen Aliu, të gjithë e njohin, falë veprave të mira. Në vendlindje kreu shkollën fillore dhe ate të mesmen dhe pastaj vazhdoi studimet në Prishtinë, drejtimi mjeksi. Pas studimeve, vazhdoi për specializim në gjinekologji në Beograd. Është pronar i spitalit „Lindja“ në Prishtinë që nga viti 1996.

Dr.Dergut Aliu, ka marrur pjesë nëpër seminare të ndryshme nëpër shumë shtete të europës. Është edhe kryetar i Shoqatës Kulturore „Jehona“ me qendrën e saj në Fushë Kosovë, ku kanë organizuar aktivitete të ndryshme, si në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe europë. Ka dhënë kontribut të madh edhe gjatë luftës në Kosovë me profesionin e tij nëpër gjithë zonën e Podujevës dhe është i njohur në ate zonë dhe më gjerë për punën e tij me shumë përkushtim, sa profesional e më shumë kombëtar. Është nderuar edhe me mirënjohje nga UÇK, por edhe nga UÇPMB-ja në Luginë të Preshevës, falë kontributit të tij.

Vlenë të përmendet, se është shumë modest dhe e vështirë të gjesh fjalë nga z.Aliu, që flet në njëjës, por gjithmonë thotë ndër të tjera, çka kemi bërë, kemi bërë bashkë dhe tekefundit, e kemi pasur borxh, që të kontribuojmë dhe duhet të kontribuojmë deri sa të jemi gjallë për të mirën e kombit. Dr.Dergut Aliu, njihet edhe si bëmirës i madh, ku ka kontribuar edhe në Kosovë me ndihma të ndryshme, por edhe në Kosovë, e besa edhe me aktivitete edhe në Zvicër. Në Zvicër, ka kontribuar edhe në organizime të konferencave të ndryshme, e ndër to, Konferenca për Luginën e Preshevës, me paqes dhe errësirës, pastaj, ka kontribuar edhe me vitrinën e librit, „Merr lexo dhe ktheje librin“, vitrinë e librit, me model europian, që qëndron në qendër të Bujanocit, me gjuhën shqipe dhe ate serbe.

Ajo vitrinë është  e para në rajon, mundemi të themi lirisht, se ajo ka shërbyer dhe shërben për paqe mes serbëve dhe shqiptarëve, sepse ka edhe libra shqip, serbisht, anglisht e gjermanisht. Sipas banorëve lokalë të Bujanocit me rrethinë, është pritur mirë ky projekt nga e gjithë komuna. Pastaj, ka kontribuar edhe me ndihma nëpër fshatra të ndryshme të Luginës së Preshevës, por edhe nëpër tërë Kosovën.

Vërtet është e pamundur, që përmes pak fjalëve të këtij përshkrimi ti pasqyrosh gjitha kontributet e këtij bëmirësi të madh, këtij paqësori të përbetuar. Ai edhe në spitalin e tij në Prishtinë, ka ndihmuar dhe ndihmon, edhe ata që nuk mundeni ti përballojnë pagesës, pra, është i hapur, ishte dhe do të mbetet përjetësisht, sepse rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetarësh.

Është modest dhe punëtorë i madh. Punon më shumë se tetë orë dhe është interesant, se nuk pushon më shumë se gjashtë orë. Sa here, që ka të bëjë me ndoj pajtim në komunën e Bujanocit apo në tërë Luginën e Preshevës, menjëherë, përmendet emri i Dr.Dergut Aliu. Siç dihet nga banorët e asaj etnie në Luginë, Doktorin e kemi paqësor, apolitikë, i hapur për çdo paqartësi, i qetë, besnikë, i fjalës, bëmirës, patriot dhe i shoqërueshëm.

Prandaj, gëzon autoritet të madh edhe pse jeton e vepron kryesisht në Kosovë. Sa herë që përmend kontributin e tij në luftën e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, ai me modesti dëshiron të ndërroj temën, sepse siç thotë doktori, borxh ia kemi atdheut edhe jetën dhe duhet të punojmë të gjithë nga pak, që të ketë paqe në gjithë botën. Për fund të këtij përshkrimi të shkurtërt të doktorit, i cili është edhe familjarë, që ka edhe nipa e mbesa, ka investuar jo vetëm në Kosovë e Luginë, por edhe në Shqipëri.

Investimi i tij është modest, por dëshira e tij e madhe është, që të punoj shumë, të ndihmoj sa të mundet dhe pa u ndalur, por edhe të frymojmë shqip gjithmonë, siç e kemi në gjenë ne shqiptarët, bëmirësinë dhe paqen.

Prandaj, dhënia e çmimit „Ambasador i Paqes“ për Dr.Dergut Aliu është e merituar dhe i përgezoj gjithë stafin e FPU-së, që ka zgjedhur në mesin e të tjerëve edhe personin në fjalë. Urime dhe shumë suksese doktorit dhe gjithë stafit të FPU-së. Paqe në gjithë botën, të angazhohemi të gjithë me gjithë energjinë pozitive, që të kontribuojmë për paqe!

Dy fjalë për veprimtarin e madh, Zenel Neziri

Zenel Neziri është i lindur më 27 qershor 1965 në fshatin Banjë e Sjarinës në Medvegjë. Në ate tokë, që ka rritë e do të rrisë edhe shumë e shumë bëmirës, personalitete, si akademikë, Idriz Ajeti, pastaj, patriotin e madh, Xhim Xhema etj, etj. Ashtu si shumë të rinjë të tjerë shqiptarë, edhe z.Neziri e lëshoi Medvegjën për arsye të njohura, siç bënë edhe shumë të rinjë të tjerë shqiptarë, dhe u drejtua në emigracion, konkretisht në Zvicër, në Fully të Valisit. Hiq më pak se 14 vjet me radhë ishte kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” me qendrën e saj në Fully të Valisit. Gjithmonë ishte dhe është për paqe, bëmirësi. Në këtë shoqatë, kanë qenë musafirë personalitete të ndryshme të skenës politike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës, me një fjalë, është sofër e patriotëve. Shoqatë, që hiq më pak se mbi 30 vjet veprimtari, ka kontribuar me miliona për të mirën e atdheut. Z.Neziri, është imazh i integrimit të shqiptarëve në shoqërinë zvicerane, ku gëzon autoritet të madh nga miq zviceranë, kryetar partisht, deputet të parlamentit zviceran, kryetar komunash, etj, etj. Është ky personalitet, që gjithmonë ka në zemër e shpirt flamurin kuq e zi dhe paqen për gjithë botën, pa dallim race, gjuhe apo vendi. Shkurt e shqip, është bëmirës me shpirt të bardhë e paqësor me zemër si dielli.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, si dhe gjysh i dy mbesave. Ai në Kuvendin e mbajtur muaj më parë, është zgjedhur kryetar nderi i Shoqatës, duke e ditur, se ishte Alfa dhe Omega e Shoqatës, ku ka sakrifikuar shëndetin dhe gjithçka që ka pasur për bëmirësi dhe paqe.

Prandaj, besojmë shumë, se me plot meritë, do ta mbaje titullin Ambasador i Paqes, duke reflektuar dritë paqeje kudo që shkon. Urojmë z.Neziri dhe i dëshirojmë gjitha të mirat!  Dr.Dergut Aliu dhe z.Zenel Neziri, bënë edhe foto kujtimi dhe uruan njëri tjetrin dhe bashkëbiseduan me shumë personalitete për gjendjen aktuale në Luginë të Preshevës e kështu me radhë. Pas, takimit,  nga Federata e Paqes Universale u shtrua edhe një darkë në një restaurant të Prishtinës, ku edhe gjatë darkës, dy Ambasadorët e Luginës, bashkëbiseduan me shumë miq për ate etni shqiptare dhe për paqe në përgjithësi./presheva.com/

Nga Dashnim Hebibi

Image