SHPËRNDAJE

Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të jenë pjesë e Programit Nacional të ministrisë së kulturës, rinisë dhe sportit në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi sot më kabinetin e tijë ka nënshkruar një Marrëveshje me drejtuesit e Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me kreativitetin kulturorë, diturinë dhe sportin ku pjesmarrës të këtijë programi do të jenë edhe nxënësit e Luginës së Preshevës. Pjesmarrja e nxënësve do të bëhet përmes sistemit garues duke filluar nga ai shkollorë, komunal dhe qendrorë ka thënë sot për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Programi nacional kreativiteti kulturorë, dituri dhe sport ka përfshirë të gjitha nacionalitetet që jetojnë në Republikën e Kosovës duke përfshirë këtu edhe shqiptarët e Luginës ka thënë pas takimit me drejtues të pushtetit lokal, koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti. Hoti ka premtuar se institucionet kosovare në fokus do të kenë nxënësit që ata të jetë kryeagjendë në rajonin ballkanik me theks të veçantë në Ballkanin Perëndimorë.

Në takimin që kishte kryetari Arifi me qeveritarët kosovarë mbetet optimist se në të ardhmen në kuadër të këtijë programi nacional do të p rfshihen edhe fëmijët e diasporës shqiptare. Për realizimin e programit në fjalë Arifi ka potencuar se ditëve në vijim do të informohen edhe drejtuesit e institucioneve arsimore që të bëhet koordinim i mirë sa i përket pjesmamrjes në këto gara. Kryetari i kthyer nda Evropa për të jetuar dhe vepruar në Preshevë, Shqiprim Arifi duhet të jetë mesazh i mirë për të tjerët që duhet të kthehen në vendlindje sepse investimi më i mirë është këtu, ka thënë në deklaratën për media koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti.

Hoti ka potencuar se gjatë rrugëtimit që kishte bërë për në Preshevë ka rikujtuar se sa afër jetojnë kosovarët me shqiptarët e Luginës në aspektin e distancës gjeografike ndërsa sa rrallë shihen. Hoti ka thënë se është përshtypje e jashtëzakonshme që të vish në Preshevë, të takosh preshevarët dhe tu apësh mbështetjen e merituar shqiptarëve që jetojnë këtu. Rexhep Hoti gjatë qëndrimit në Luginë ka realizuar takime të përbashkët me drejtues të pushteteve lokale edhe në komunat Bujanoc dhe Medvegjë./presheva.com/