SHPËRNDAJE

Në Spanjë po polemizohet rreth asaj se a ka shtuar peshë Luis Suarezi. Fotografitë që vijnë nga ndeshja miqësore ku ka luajtur për herë të dytë për Barcelonën vijnë si akuza, ku me gjëra të ngjajshme është përballë edhe tek Liverpool.

Mediet angleze atë e kanë përcjellë tregimet se ai mund të shëndoshet shumë shpejt dhe ka probleme gjatë pauzave, por në fushë ato probleme nuk janë të dukshme. Kundër ekipit të Indonezisë ka shenuar 2 gola, por gjithsesi ai duhet të humb në peshë në javët në vijim para se të ktehet në fushë.

Barcelona ka plan, “El Mund Deportivo” shkruan se Suarez do të jetë në stol në ndeshjen kundër Real Madrid në El Classico dhe se do të marrë shansin në moment të caktuar.

Luis Enrique do të rrit ritmin e stërvitjeve tek Suarezi i cili është pregaditur i vetëm në Pirineje. Pa ritëm garues, gjegjësisht pa loja është shumë e vështirë, andaj edhe në katër javët e fundit, përcveç ndeshjeve me Uruguajin ka në plan edhe disa ndeshje.

Trajneri i Barcelonës ka në plan që ata që janë në rezervë dhe luajnë më pak minuta, duhet të luajnë kundër ekipit të dytë të Barcelonës. Këto ndeshje do të luhen në fillim të javës, do të jenë të mbyllura për publikun, ndërsa qëllimi kryesor është që Suarez të ketë së paku ndonjë ndeshje lojë.

Suarez nuk do ta ketë të lehtë, ka një konkurencë të madhe, përveç Neymar dhe Messi që janë titullar, ka Munir El Haddadin dhe Pedron.

Mbetet të shihet se si po rjedh situata po edhe nga ajo se si vendos vet trajneri Enrique.