SHPËRNDAJE

Raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçek dhe raportuesja për viza në Parlamentin Evropian Tanja Fajon, kanë kërkuar heqjen e vizave për qytetarët kosovarë.

Dy eurodeputetet e PE-së i kanë dërguar një letër të hapur komisares për çështje të brendshme, Sesilia Malmstrom duke këkruar që institucioni të cilin ajo drejton të dalë sa më parë me rekomandimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Heqja e vizave për kosovarët kërkohet të bëhet gjatë këtij mandati të Komisionit Evropian përkatësisht deri në vjeshtë.

Tanja Fajon dhe Ulrike Lunaçek, tërheqin vërejetjen se përkundër arritjeve në dialoun politk mes Prishtinës dhe Beogradit dhe arritjes së marrëveshjes historike mes dy kryeministrave, Kosova, siç u shprehën ato mbeti e papërfillur.

“Çështja e vizave është më e prekshmja për popullsinë, ndërsa përparësitë që sjell lëvizja e lirë nuk kanë çmim pasi populli i Kosovës këtë e meriton”, pohojnë në letrën e tyre Lunaçek dhe Fajon.

Fajon shpjegoi se nga Komisioni kërkohet publikimi i gjetjeve të ekspertëve, mundësisht rekomandimi për heqjen e vizave e më pas konform meritave të kosovarëve të vendoset nëse do të miratohet ky propozim.

Zakonisht procedurat pasuese marrin kohë relativisht të gjatë dhe mund të llogaritet në vite, por në rast të vullnetit politik, gjërat mund të përshpejtohen.

Bashkimi Evropian rishtazi ka hequr regjimin e vizave për Republikën e Moldavisë. Tanja Fajon rikujtoi se falë vullnetit politik, vendimarrja për rastin e Moldavisë mori vetëm disa muaj nga momenti i rekomandimit që bëri Komisioni Evropian