SHPËRNDAJE

Gjatë vizitës historike të presidenti të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, në Serbi, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, së bashku me kreun e Rijasetit të Bashkësisë Islame, në mënyrën më madhështore e pritën presidentin për të bërë duan e përbashkët në Tyrben e vezirit të madh Sulltanit Ahmedit të tretë, që gjendet në Kalimegdan të Beogradit.

Presidenti turk Erdogan shoqërohej nga presidenti i Serbisë Vuçiq, të cilët u bënë nderime të larta me një dua sulltanëve të dikurshëm: Damad Ali Pasha, Selim Pasha dhe Hasan Pasha.

Në vazhdim Presidenti Erdogan dhe nënkryetari i qeverisë serbe Rasim Lajiq, me përfaqësuesit e Rijasetit, në krye të së cilës ishte edhe Myftiu nga Lugina Nexhemdin ef Saqipi, shkuan për ta falë namazin në Xhaminë Bajrakli në Beograd.

Këto ceremoni fetare edhe me njerëz shtetëror u bënë në prag të fillimit të punimeve të Forumit të bizneseve Serbi – Turqi, në të cilin morën pjesë mbi 140 biznese e rreth dhjetë ministri nga Turqia së bashku me Presidentin Erdogan.

Në forumin e biznesit turko-serb, morën pjesë edhe Kryetari i komunës, Shaip Kamberi dhe deputeti popullor, Fatmir Hasani, me bashkëpunëtorë, të cilët e vlerësojnë “hap i mirë drejtë zhvillimit ekonomik dhe investimeve potenciale për në të ardhmen. Biznesi turk ka kohë që po e sheh jugun e vendit si të favorshëm për të investuar. Bujanoci po i bënë përpjekjet e saja për të konkretizuar bashkëpunimin me biznesin turk, bashkëpunim ky që për qëllim ka krijimin e vendeve të reja të punës” – thuhet në postimin në facebook, të kryetarit Shaip Kamberi.
Vlerësohet se janë 70 kompani turke, që operojnë në biznes në Serbi dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve arrijnë deri në 1 miliardë dollarë në vit. Erdogan tha se Turqia synon shkëmbime tregtare mes të dyja vendeve që shkojnë në 5 milionë dollarë dhe do të nënshkruajë marrëveshje me Vuçiç për të zgjeruar marrëveshjen e së lirë, raporton gazeta Shekulli dhe transmeton Presheva.com.