SHPËRNDAJE

HTCOne

HTC One publikon disa nga specifikat e modelit më të fundit M10. Pritet që HTC One M10 të ketë ekran të ndjeshëm në prekje 5.1-inç QHD AMOLED, procesorin Qualcomm Snapdragon 820, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD.

Kamera e pasme e kësaj pajisje do të jetë prej 12 megapikselë UltraPixel me laserin për autofokus dhe stabilizim optik, ndërsa kamera e përparme do të ketë OIS gjithashtu.

Gjithashtu ndryshe nga paraardhësit e tij, M10 nuk do të ketë altoparlantët stereo të vendosura në pjesën e përparme. Megjithatë, skaneri për gjurmë gishtash do të jetë i vendosur nën ekran, saktësisht, në butonin “Home”.

Ndërkohë akoma nuk ka një datë të vendosur për lançimin e kësaj pajisje.