SHPËRNDAJE

Macet e zeza në rrjedhën historike njihen si “simbol i së keqes”, eksziston një lloj paragjykimi dhe efekti negativ mbi lumturinë tonë dhe zhvillimet e mëtejshme, në një farë mënyre është bërë pjesë e kulturës sonë.

Në epokën e hershme të Egjiptit, macet zeza ishin aq të shenjta, sa që vrasja e tyre dënohej me vdekje, ndërsa në periudhën e mesjetës në Evropë, kur filloi histeria rreth shtrigave.

Maca

Kjo është një hipotezë e cila u bë më popullore kur një histori e vitit 1560 rreth një babai dhe djalit të tij nga Lincolnshire i Britanisë së Madhe, u përhap me shpejtësi.

Thuhet se ata po udhëtonin një natë kur macja e tyre e zezë kaloi rrugën dhe mori një pozicion zvarritje. Ata pastaj e goditën me gurë këtë kafshë, e cila e plagosur u strehua në shtëpinë e një gruaje, e cila dyshohet se ishte shtrigë.

Ditën tjetër, babai dhe i biri u takuan me të njëjtën grua dhe vënë re se ajo çalonte dhe ishte plot me njolla, të cilat supozuan se nuk ishin të rastësishme. Që atë ditë, në Lincolnshire besohet se shtrigat gjatë natës shndërrohen në mace të zeza.

Skocezët besojnë se nëse një mace e zezë kalon përpara shtëpisë do të thotë prosperitet, ndërsa piratët në shekullin e XIX-të besonin se nëse mace e tillë ec drejt jush, atëherë jeni të mallkuar, por nëse ndalet dhe ju shikon, atëherë do të ju sjell fat.