SHPËRNDAJE

Madonna është këngëtarja e radhës e cila e ka akuzuar producentin e njohur, Harvey Weinstein, për ngacmin seksual.

Hollyëood-i u trondit vitin e kaluar ndërsa dolën në pah akuzat për sulme seksuale të bëra ndaj producentit, të cilat Harvey i mohon.

Këngëtarja tha se Weinstein i kaloi linjat dhe kufijtë, ndërsa po punonin për dokumentarin e saj të vitit 1991, Truth or Dare.

Ajo tha The New York Times se Harvey flirtoi me të dhe iu afrua më shumë se çduhej teksa po punonin së bashku.

“Ai ishte i martuar dhe nuk më interesonte”, shtoi Madonna.

Truth or Dare u prodhua nga kompania e manjatit të filmave Ëeinstein Company, që paraqiti falimentimin vitin e kaluar pasi producenti u shkarkuar nga detyra në vitin 2017.

“Unë e dija se ai bënte të njëjtën gjë me shumë gra të tjera që i njihja në biznes. Ne thoshim të gjithë se Harvey e bënte këtë, sepse kishte shumë pushtet dhe ishte i suksesshëm si edhe filmat e tij ishin të mirë e të gjithë dëshironin të punonin me të, kështu që nuk duhet të reagonim,”-shtoi këngëtarja.

Muajin e kaluar Weinstein dhe ish anëtarët e bordit të tij arritën një marrëveshje paraprake me një grua që e akuzoi atë për sjellje të keqe seksuale.

Avokatët thanë se marrëveshja erdhi për zgjidhjen e padive civile dhe për të kompensuar viktimat e supozuara me një vlerë prej rreth 44 milion dollarë.