SHPËRNDAJE

Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku kanë publikuar këngën e re, të cilën ia kanë kushtuar legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.

Kënga titullohet “Vokrri n’zemrat tona” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Videoja muzikore ka përfshirë pamje nga stadiumet dhe nderimet që i janë bërë presidentit legjendar të FFK-së.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni MProduction që e ka xhiruar videoklipin e këngës.

Kjo këngë vjen pikërisht para fillimit të ciklit të ri të ndeshjeve kualifikuese të Përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

https://www.youtube.com/watch?v=wJmgNCyy1Fw&feature=player_embedded