SHPËRNDAJE

Mahrez

Yli i Leicester City, Riyad Mahrez ka zbuluar se e ka ëndërr të luaj për Barcelonë
Riyad Mahrez, ylli i Leicester City, ia ka bërë me sy Barcelonës. Ai ka zbuluar se e kishte ëndërr që nga fëmijëria që të luaj në Camp Nou.

Mahrez po shkëlqen këtë sezon në Premierligë. Ai ka realizuar 14 gola, derisa ka dhuruar edhe 10 asistime.

“E pra, unë kam ëndërruar gjithmonë të luajë në Camp Nou, kur ishte fëmijë”, ka deklaruar Mahrez, kur është pyetur rreth interesimit të Barcelonës për të.

Ai ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave tjera të mëdha nga të gjitha ligat evropiane.