SHPËRNDAJE

Ministria e Diasporës në qeverinë e Kosovës ka si objektiv përkujdesni për diasporën shqiptare në kontinente të ndryshme të botës.

Sipas tij mbi 25 për qind e popullsisë së komit tonë sot gjendet jashtë trojeve të veta etnike, ne perëndim.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve presheva jonë, Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli tha se viti 2014 do të jetë vit i regjistrimit të diasporës shqiptare dhe furnizimi i tyre me tekste shqiptare nga abetarja e deri tek tekstet historike, synim ky i kahershëm i ministrisë me qëllim të ruajtjes së identitetit kombëtar të imigrantëve, të cilët janë një burim i rëndësishëm për ekonominë dhe perspektivën e Kosovës por edhe të imazhit të vendit tonë në botë.