SHPËRNDAJE

Një person i vdekur dhe disa të tjerë të lënduar në gjirin e Bokës së Kotorit afër Lushticës, sot rreth orës 12:00, sipas portalit CdM.
Drejtori i Drejtorisë për Siguri Detare, Safet Koçan ka thënë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e ndeshjes së një jahti me një anije me vela.
“Aksioni i shpëtimit të të lënduarve është në vazhdim, është angazhuar edhe një helikopter i MBP-së ” -ka thënë Koçan për portalin CdM.
Ky është aksidenti i dytë përgjatë një jave në bregdetin e Malit të Zi. Javën e kaluar në Ulqin kanë vdekur nëna me të birin, kur “banania” e cila ishte e lidhur me një skuter, e ka goditur një anije e cila i transportonte turistët. /presheva.com.