SHPËRNDAJE

Ish- drejtori sportiv i Malagas, Carlos Rincon e ka pranuar se ata bënë ofertë për Cristiano Ronaldon përpara se Manchester Unitedi ta blinte nga Sporting Lisbona.

Rincon së bashku me ekipin e tij diktuan talentin e Ronaldos në një turne të të rinjve në vitin 2002.

Ai ka konfirmuar se ata paraqitën një ofertë për yllin e Juventusin sa ishte ende pjesë e skuadrës portugeze, Sporting.

“Ishte shumë e thjeshtë. Duhej të merrnim lojtarë para klubeve të mëdha, kështu që detyrova ekipin tim të vizitojë turnetë në Evropë, Amerikë ose Afrikë të Jugut”, ka thënë fillimisht Rincon për El Desmarque.

Ronaldo gjatë kohës së tij te Sportingu

Ronaldo u vërejt në një turne të tillë dhe pas një vlerësimi të shpejtë, Rincon bëri lëvizjen e tij, duke ofruar 1.5 milion euro për të riun.

“Ai ishte ai që është tani, por si një i ri. Një lojtar me një fuqi shumë të rëndësishme fizike, me një goditje spektakolare të topit, intuitiv dhe me teknikë”, shtoi ai

Malaga ofroi 1.5 milion euro për Sporting, por agjenti Jorge Mendes kërkoi 3.5 milion euro.

“Ne nuk mund të lëviznim sepse nuk mund ta arrinim atë çmim që kërkonin”, përfundoi ish-drejtori sportiv i Malagas.

Vetëm disa muaj më vonë, Unitedi e bleu yllin portugez për 18 milionë euro, ndërsa vite më vonë theu rekordin botëror duke u shitur për 94 milionë euro te Real Madridi.