SHPËRNDAJE

Shkruan: Fahri XHARRA

Diçka po lëvizë , të shohim se sa e madhe është kjo lëvizje

Malazezët, deri në shekullin XIX nuk e kanë mohuar origjinën shqiptare

Sipas këtyre përrallave, u tha se kjo ndodhi për t’u ruajtur ndjenja serbe (srpstvo), edhe pse kjo fjalë “srpstvo” nuk ka ekzistuar po e zbuloi Sima Milutinoviq Sarajlija. Ndërsa, më herët për këtë fjalë nuk kishte nevojë, sepse serbë jashtë Serbisë nuk kishte.

Marko Miljanov në veprat e tij u largua drejtë, vojvoda dhe shkrimtari Marko Mlanov Popoviq (1833-1901), flet për pesë vëllezër nga të cilën e kanë prejardhjen Ozriniqët, Vasojeviqët, Piperët, Hotët dhe Kastriniqët (Krasniqët). Por, sipas dokumenteve nga Arkiva e Kotorrit, Ozriniqët në shekullin XIX kanë thënë se janë vllahë.

 

Në shkrimet e Markut është edhe një tekst që ia ka dërguar N. Radovanoviq më 1893. Aty thuhet se Keç Pontini kishte edhe djalin e gjashtë, Bonin, nga i cili dalin Bonkeqët.

“Pra, siç shihet”, shkruan Çosoviq, gjysma e popullsisë së sotme të Malit të Zi, nuk ka hezituar në shekullin XIX dhe më herët që të identifikohen me prejardhje shqiptare. E, në këtë rast ata kanë prejardhje nga Keç Pontini dhe gjashtë djemtë e tij: Ozdri, Krasi, Pipi, Vasi, Oti dhe Boni.