SHPËRNDAJE

Zenit St. Petersburgu regjistri fitore prej 2-0 në udhëtim te Dinamo Moska, ndërsa në mediat sportive është publikuar një nga momentet më interesante në këtë ndeshje.

Transferimi më i ri i klubit rus, Malcom, pati mjaft fat që nuk u përjashtua nga ndeshja për shkak të një veprimi të pamenduar mirë.

Në një moment të ndërprerjes së ndeshjes, ish-sulmuesi i Barcelonës ia ktheu topin nga largësia gjyqtarit me një goditje precize që përfundoi në trupin e tij.

Dhe kur të gjithë prisnin që gjyqtari të nxirrte kartonin e kuq (së paku të verdhin), ai veproi duke e ngritur gishtin dhe duke ia falur veprimin e pamenduar.