SHPËRNDAJE

 

Shkruan: Fikri Mehmeti

Kuadro të rrespektuar të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar për banorët e malësisë së Bujanocit në Gjilan dhe jo vetëm, kanë pritur në takim kandidatin për kryetar komune të komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti. Me kandidatin e APN-së diskutuam për gjëra me rëndësi të cilat i preokupojnë qytetarët e malësisë në Gjilan, dhe banorët të cilët janë duke jetuar nëpër vatrat e malësisë së Bujanocit, si dhe nga z.Pajaziti u elaborua programi politik duke spjeguar detaje të rëndësishme nga fushat si ekonomia, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura. Kthimi i perspektivës për jetë, zhvillim e përmirësim të kushteve të jetës për banorët në malësi, faktorizimi politik dhe zgjidhja e problemeve kyçe siç janë pasivizimi i dokumentacioneve personale nga shteti serb, konfiskimi i dokumenteve të identifikimit, etj, do të parandalohen njëherë e përgjithmonë me rrugët ligjore institucionale vendore e ndërkombëtare të cilat do ti ndjek komuna e Bujanocit me kryetar Arbër Pajaziti. Malësia do të jetë e përfaqësuar në kuvendin komunal me dy këshilltarë komunal; Murat Mustafa nga Muhoci dhe Shaban Pajaziti nga Qarri.

Banorët e malësisë së Bujanocit me vendbanim në Gjilan por, me zemër, me preokupime e vëmendje të veçantë ndaj vendlindjes, u zotuan se të gjithë me 21 qershor duke bashkëpunuar mes vete do të dalin të ia japin mundësinë edhe Arbër Pajazitit, të e vulosin ndryshimin njëherë e përgjithmonë për dekadat e reja në Bujanoc. Malësia e Bujanocit gjithmonë ka qenë vendimtare për fituesin e zgjedhjeve, këtë herë kemi vendosur ta ndryshojmë gjendjen në komunën tonë, kjo do të thotë se njëzëri kemi vendosur për Arbër Pajaziti!.

Ju bëjmë thirrje publike qytetarëve të malësisë në Gjilan, që ta ushtrojnë të drejtën e tyre morale e kombëtare (për ti përkrahur shqiptarët), dhe të marrin pjesë masovikisht në zgjedhjet lokale në Bujanoc, të e përkrahin kandidatin e APN-së Arbër Pajaziti.