SHPËRNDAJE

Përkundër faktit që nuk kanë siguruar leje ndërtimi nga komuna e Gucisë disa ekstremistë serbë sërish sot erdhën për të provokuar banorët e fshatit Martinaj të Gucisë.

Sipas deklaratave të serbëve ata kishin ardhur për të bërë ca matje me gjeodet para nisjes së punimeve ndërtimore. Ardhja e tyre dje është vazhdimësi e provokimeve që kisha ultra-nacionaliste ortodokse serbe po i bën vazhdimisht ndaj këtij fshati shqiptar.

“Ti e ke vënë bojen aty a?”, i drejtohet gruaja shqiptare serbit.

“Nuk ka molim hiç… Po doni me na marrë edhe këtë…kishen tonë. Na nuk vijmë në Serbi”, dëgjohet duke thënë malësorja shqiptare duke u përplasur me serbët.

Banorët e fshatit dhe të Plavë Gucisë janë thellësisht të indinjuar me këto provokime të rrezikshme të cilat mund të kenë edhe pasoja dhe implikime më të rënda.

Në një video postim në Facebook shihet ballafaqimi verbal i banorëve të fshatit me njerëzit e kishës serbe.

Shtetet tona heshtin, ndërkaq banorët e Martinajve presin çfarëdo mbështetje institucionale në ballafaqim me kishën e Serbisë, e cila historikisht në vazhdimësi, së bashku me Akademinë e Shkencave të Serbisë, i ka krijuar planet hegjemoniste e ultra-nacionaliste serbomadhe, u ka paraprirë dhe i ka mbështetur ato me të gjitha mjetet, shkruan portali Plavaeguciasot.