SHPËRNDAJE

Malin Trigllav në Slloveni në lartësinë mbidetare prej 2863 e ka pushtuar  preshevari, Bajram Sadriu, kryetarë i Shoqatës së Bjeshkatarëve Ostrovica në Preshevë. Pushtimin e kësaj maje ai e kishte ëndërr qysh herët por tani mundësia ishte e mirë për ti shijuar bukuritë natyrore sllovene, tha kështu për portalin preshevacom, bjeshkatari Sadriu. Pjesmarrja e preshevarit  në marshutën e bjeshkatarëve në Trigllav u realizua në kuadër të shoqatës së bjeshkatarëve të Predejanës.

Pushtimi i majes së Trigllavit i ka dhënë ndjenjë të veçantë dashamirit të natyrës, bjeshkatarit Bajram Sadriu  i cili përkundër moshës që ka edhe më tuje bën programin vjetorë për marshutat malore në vend e rajon./presheva.com/