SHPËRNDAJE

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka thënë që Qeveria e Kosovë e ka një mundësi që ta plotësojë kërkesën e SHBA-së për heqjen e taksës prej 100 për qind për mallrat që importohen nga Serbia.

Maliqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Qeveria e Kosovës mund ta suspendojë përkohësisht taksën deri sa të vazhdojë dialogu për arritjen e marrëveshjes politike,… ku nuk kontestohet e drejta e Kosovës që të vendos taksa.

Postimi i plotë i Maliqit:

“Qeveria e Kosovës e ka një mundësi elegante që ta plotësojë kërkesën e SHBA-ve për heqjen e takses 100 % për mallin e importuar nga Serbia duke e arsyetuar këtë si “SUSPENDIM TË PËRKOHSHËM DERI SA VAZHDON DIALOGU PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES POLITIKE”, çka do të ishte plotësisht në pajtim me qëndrimin e Qeverisë Amerikane, ku nuk kontestohet e drejta e Kosovës që të vendos taksa, si kundërmasë për pengesat që Serbia dhe Bosnja aplikojnë vazhdimisht për importe të mallrave nga Kosova. SUSPENDIMI I PËRKOHSHËM NUK DO TË DUHEJ TË PËRFSHINTE BOSNJËN pasi që me ketë shtet nuk po zhvillohet dialogu dhe kemi të drejtë që të kërkojmë reciprocitet të plotë tregtar”, ka shkruar Maliqi.